Aktualitet

Hynë për ta grabitur/ Hajdutët e maskuar përleshen me të moshuarin, qëllojnë me armë

Brenda në banesë nuk ishte askush tjetër veç kryefamiljarit Nikoll Buja, i cili menjëherë ka pikasur grabitësit që i hynë në banesë. Aty dhe ka nisur përleshja me ta.

k.m.
Hynë për ta grabitur/ Hajdutët e maskuar përleshen me
Banesa që u grabit

LEZHË- Një tentative grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë, por përfundoi me të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur këtë të hënën në fshatin Malecaj të Lezhës, ku 2 persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri u futën për të grabitur banesën e familjas Buja.

Brenda në banesë nuk ishte askush tjetër veç kryefamiljarit Nikoll Buja, i cili menjëherë ka pikasur grabitësit që i hynë në banesë. Aty dhe ka nisur përleshja me ta. Në një moment grabitësit e kanë goditur në pjesën e kokës dhe qëlluan edhe në ajër me armë zjarri, por fatmirësisht nuk lanë pas asnjë person të lënduar. 

Megjithatë u larguan me duarbosh nga banesa.

Një prej fqinjëve të familjes Buja tha për mediat se kishin dëgjuar të shtënat dhe se tashmë kishin frikë se edhe vetë mund të ishin objektivi i radhës. 

Me dalë jashtë kishim frikë. Shtëpia ime është pak më andej, kam dalë në dritare kam dëgjuar duke u dridhur. Krisi arma. Unë mendova se i ka zënë shtëpia. E pashë dhe më tha që kam shpëtuar. Më tha që i kapa grykën e armës dhe e ngrita lart. Pastaj njëri më kapi me grushta nga turnjtë. E ka fytyrën zi. Jam shumë e frikësuar sepse ai që nuk dëshiron të punojë për një 10 mijë lekësh të merr shpirtin,”- tha ajo.

Ndërkohë që pas bërjes së denoncimit, Policia e Lezhës mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisën nga hetimet për kapjen e autorëve, por ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar lidhur me çfarë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm./Zëri.ai

 

Poll

MOS HUMB