
TIRANË- Adriatik Kurti, Arilda Lleshi dhe Arbër Lleshi janë trfe të rinjtë që u shoqëruan ditën e djeshme nga Policia në Tiranë, për shkak se tentuan që të hapnin një banderolë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në të cilën shkruhej: Sanksiononi Ramën dhe Vuciçin. Të tre të rinjtë u morën me forcë dhe u futën në makinat e policisë, që gjatë ditës së djeshme blinduan rrugët e Tiranës, në kuadër të masave të sigurisë për Samitin e Procesit të Berlinit.
Duke folur për mediat, pak përpara se të shoqëroheshin, të rinjtë u shprehën se banderola ishte duke u hapur jashtë perimetrit të sigurisë.
“Unë jam Arbër Lleshi dhe përfaqësoj veten time, nuk përfaqësoj asnjë. Desha të shpalos parrullën këtu jashtë perimetrit të sigurisë”, tha ai. Pak pas prononcimit për media i riu tentoi sërish të shpaloste banderolën, por u ndalua nga efektivët e policisë dhe u shoqërua.
Miqtë e tij, Adriatik Kurti dhe Arilda Lleshi thanë se nuk janë përfaQësues të asnjë force politike, thjesht donin të përcillnin në mënyrë paqësore mesazhin e tyre për liderët e BE-së.
“Nuk na dhanë asnjë arsye. Për shkak të banderolës na thanë. Ne nuk bëmë asnjë gjë. Na thanë jemi afër perimetrit të sigurisë për ta shpalosur këtë parrull. Ne ishim jashtë.
Mesazhi që donim të përcëllinim ishte se nuk mund të ketë integrim me autokratë si Rama dhe Vuçiç. Nga njëra anë kemi Vuçiçin i cili mezi pret të sulmojë Kosovësn, ndërkohë që Rama e mbështet për ndarjen e Kosovës fillimisht dhe tani për marrjen e kontrollit të veriut nga KFOR.
Jo nuk jemi anëtar partie, por jemi qytetar të ndryshëm që ndjekim jetën politike”, tha protestuesja.
Ata janë mbajtur mbrëmjen e djeshme në Policinë e Tiranës, ndërkohë që dhjetëra persona të tjerë janë shoqëruar për verifikim gjatë ditës së djeshme, si pasojë e kundërshtimit që i kanë bërë masave të ndërmarra nga policia në kuadër të samitit të procesit të berlinit./Zëri.ai