Aktualitet

Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, dy të plagosur

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Bardhyl" në kryeqytet, në momentin kur në pikën e karburantit po furnizohej një autobot.

k.m.
Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, dy
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme në një pikë karburanti në Tiranë, e si pasojë të plagosur kanë mbetur 2 persona. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Bardhyl" në kryeqytet, në momentin kur në pikën e karburantit po furnizohej një autobot. Si pasojë janë dëmtuar Miklovan Çollaku (menaxher) dhe Myrti Kadiu. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Lidhur me ngjarjen, mendohet se shpërthimi ka ndodhur në valvulën e sigurisë të dhomës së nëndheshme të gazit ngjitur me karburantin.

Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, dy
Pamje nga vendi i ngjarjes

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pikërisht nga ky shpërthim kanë nisur edhe flakët, ndërsa shoferi i plagosur, Myrti Kadiu, ka tentuar të largojë autobotin me benzinë nga vendi i ngjarjes, por ka humbur kontrollon e mjetit dhe ka përfunduar në shkallët e biznesit, ngjitur me karburantin./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB