Aktualitet

Erdhi dimri! Zbardhet nga bora Bulqiza, Kukësi, Kolonja dhe Dibra

Malet e larta kanë nisur të zbardhen nga dëbora. 

k.m.
Erdhi dimri! Zbardhet nga bora Bulqiza, Kukësi, Kolonja dhe Dibra
Bie dëbora e parë në Kukës

TIRANË- Dimri ka ardhur! Ndërkohë që pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga stuhia "Ciaren", në disa prej zonave malore të vendit ka nisur të bjerë dëbora e parë për këtë vit. Kukësi ishte i pari që u zbardh.

Po ashtu, reshjet e dëbores kanë nisur dhe në malin e Gramozit, në Kolonjë. Kreshtat e malëve kanë nisur të zbardhen, ndërsa pjesa e Korçës, Pogradecit dhe Maliqit po përballen me probleme të mëdha sa i përket reshjeve të dendura të shiut që kanë bllokuar rrugët dhe kanë lënë pa energji elektrike fshatra të tërë.

Erdhi dimri! Zbardhet nga bora Bulqiza, Kukësi, Kolonja dhe Dibra
Bora në Dibër

Dëbora ka zbardhur gjatë ditës së sotme edhe malet e Dibrës. Majat më të larta të maleve në këtë zonë janë ‘veshur’ me vellon e bardhë. E po ashtu, edhe Bulqizën. 

Erdhi dimri! Zbardhet nga bora Bulqiza, Kukësi, Kolonja dhe Dibra
Bora në Kukës

Reshjet e borës kanë zbritur deri në 1500 metra, ndërsa temperaturat në qytetin e Peshkopisë kanë shkuar deri 6 gradë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB