Aktualitet

Stuhia çan asfaltin e Rrugës Tiranë-Peshkopi! Përmbyten rrugët në Shëngjin

Rruga e Arbrit është bllokuar. Shumë fshatra të Dibrës kanë mbetur pa energji, pas rënies së shtyllave elektrike. Probleme ka pasur edhe në Shëngjin e vende të tjera të Shqipërisë.

D.XH

Stuhia çan asfaltin e Rrugës Tiranë-Peshkopi! Përmbyten

DIBËR – Stuhia ‘Cuaran’, që prej ditësh ka prekur disa vende në Europën Perëndimore, gjatë ditës së djeshme shkaktoi përmbytje rrugësh, problemeve me qarkullimin rrugor dhe ndërprerje të energjisë elektrike në vendin tonë.

Rruga Tiran-Peshkopi ka shfaqur probleme. Në fshatin Fshat është çarë asfalti. Probleme ka dhe rruga nacionale Klos-Bulqizë, ku ka rënie gurësh.

Stuhia çan asfaltin e Rrugës Tiranë-Peshkopi! Përmbyten
Diber 2

Ndërsa, energjia është ndërprerë në disa fshatra të Dibrës, për shkak të rënies së shtyllave elektrike.

Stuhia çan asfaltin e Rrugës Tiranë-Peshkopi! Përmbyten
Diber 3

Meteorologët shprehen se dy ditët e fundjavës pritet të kenë një mot të paqëndrueshëm.

Në lidhje me disa raportime mediatike se në Rrugën e Arbrit është çarë asfalti, ka reaguar Autoriteti Rrugor Shqiptar.

ARRSH shprehet se Rruga e Arbrit është e hapur dhe është në funksion normal. Sipas ARRSH, çarja e asfaltit ka ndodhur në rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.

Njoftim për mediat dhe opinionin publik!

⚠️Së fundmi ka qarkulluar një lajm në lidhje me çarjen e asfaltit të Rrugës së Arbrit.

Bazuar në foto apo video të publikuara, por edhe nga raportimet nga terreni, çarja e asfaltit nuk është pjesë e Rrugës së Arbrit, por ndodhet në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.

Grupet e punës kanë filluar menjëherë ndërhyrjen për riparimin e cedimit të asfaltit, tashmë rruga është e hapur vetëm me një korsi.

????Në Rrugën e Arbrit vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë me mjete dhe punëtorë, qarkullimi i mjeteve kryhet pa vështirësi.

Përmbyten rrugët në Shëngjin

Moti i keq dhe me reshje të dendura të shiut, ka shkaktuar përmbytje edhe në Shëngjin. Mbrojtja Civile ka deklaruar se në këtë zonë turistike gjatë natës së kaluar ka rënë shi në nivelin 50 mm, shoqëruar me erëra të fuqishme.

Kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe në qendër të qytetit.

Stuhia çan asfaltin e Rrugës Tiranë-Peshkopi! Përmbyten
Shengjin 1

Niveli i lartë i ujit ka vështirësuar kalimin e këmbësorëve dhe të makinave. Nga moti i keq në Lezhë vijon të jetë i pezulluar lundrimi për të gjitha mjetet. Shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Gjithë Shqipëria ka pasur probleme të shumta, teksa në Durrës e në Vlorë u pezullua udhëtimi me traget.

Probleme në qarkullim janë hasur edhe në qarqet Shkodër e Kukës, ndërsa përmbytje janë regjistruar edhe në Gjirokastër. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB