Aktualitet

Izolohet nga uji një familje në Lezhë, autoritetet: Priten shira e përmbytje

Policia bën me dije se ekipet e emergjencave janë nisur drejt banesës për të bërë të mundur largimin e anëtarëve të familjes.

E.K
Izolohet nga uji një familje në Lezhë, autoritetet: Priten shira
Foto ilustruese

LEZHË-Lezha pritet të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu dhe përmbytje.

Raportohet se një familje në Kallmet ka mbetur e bllokuar pasi banesa e tyre është rrethuar nga uji. Policia bën me dije se ekipet e emergjencave janë nisur drejt banesës për të bërë të mundur largimin e anëtarëve të familjes. Shkak për rritjen e nivelit të ujit dyshohet të jetë bërë bllokimi 

Bashkia e Lezhës përmes një njoftimi në rrjetet sociale u bën apel qytetarëve të saj për kujdes.

Sipas bashkisë, shërbimet e emergjencave do të jenë në gadishmëri për të ndërhyrë në çdo rast problematik, si dhe kanë vendosur një numër kontakti në dispozicion.

NJOFTIMI:

Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje! Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gadishmëri për të ndërhyrë në çdo rast problematik! Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: +355 68 331 2049.

Poll

MOS HUMB