Aktualitet

Stuhia e fortë i bllokoi në kanionin e Langaricës, shpëtohen 23 turistë në Përmet

Raportohet se 23 turistët (gjermanë, francezë dhe polakë) kishin mbetur të bllokuar në hyrje të kanionit pas nisjes së stuhisë "Ciaran" që përfshiu vendin. 

E.K
Stuhia e fortë i bllokoi në kanionin e Langaricës, shpëtohen
Stuhia

PËRMET- Turistët që mbeten të bllokuar në kanionin e Langaricës janë shpëtuar nga Policia dhe ekipet e shpëtimit. Raportohet se 23 turistët (gjermanë, francezë dhe polakë) kishin mbetur të bllokuar në hyrje të kanionit pas nisjes së stuhisë "Ciaran" që përfshiu vendin. 

Operacioni i shpëtimit të tyre zgjati dy orë dhe fatmitrësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit.

Stuhia ‘Ciaran’, e cila preku disa vende të Europës, ka përfshirë një ditë më parë edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe përmbytën disa rrugë. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë u bë shkak i aksidenteve në vend ku dy persona humbën jetën në Milot dhe Fier. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB