
KORÇË- Stuhia “Ciaran” që ka përfshirë vendin këtë të premte ka shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike në Korçë, Pogradec dhe Maliq, duke lënë qindra banorë në errësirë. Raportohet se në Bashkinë e Korçës janë pa energji fshatrat e njësisë administrative Vithkuq.
Në Bashkinë e Maliqit janë pa energji njësia administrative Gore dhe disa fshatra të Njësisë Administrative Vreshtas e Libonik
Në Bashkinë e Kolonjës pa energji elektrike janë fshatra të njësisë Administrative Leskovik ndersa në bashkinë e Pogradecit fshatra të Njësisë Administrative Dardhas.
Bëhet me dije se grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) janë në terren, por për shkak të erës së fortë është e pamundur rregullimi i defekteve./Zëri.ai