Aktualitet

Panik në bord! Avioni Tiranë-Bolonja bën ulje emergjente në Bari

Avioni i “Albawings” i cili do kryente intenerarin Tiranë-Bologna kreu një ulje të detyruar në aeroportin e Barit pasi gjatë fluturimit mbi detin Adriatik, një nga motorrët pësoi defekt.

k.m
Panik në bord! Avioni Tiranë-Bolonja bën ulje emergjente në
avioni i “Albawings”

ITALI- Një avion i nisur nga Rinasi ka bërë një ulje emergjente në Bari të Italisë pasi pësoi defekt në motorr gjatë fluturimit. Avioni i “Albawings” i cili do kryente intenerarin Tiranë-Bologna kreu një ulje të detyruar në aeroportin e Barit pasi gjatë fluturimit mbi detin Adriatik, një nga motorrët pësoi defekt. Në këtë kohë avioni kishte përshkuar rreth 11 kilometra.

Avioni preku pistën e ndalimit të Karol Wojtyla në orën 1.12. pasdite, një orë pas nisjes nga Tirana. Devijimi nga rruga e pritshme ka ndodhur pikërisht në zonën e Viestes. "Boeing 737', i cili ka mbi 30 vjet funksionim, u ul në Bari me vetëm një motor të ndezur, shkruan media italiane La Repubblica. 

Manovrat emergjente shkaktuan vonesa në nisjen dhe mbërritjen e avionëve të tjerë në Bari, ndërsa nuk ka pasur të lënduar apo dëme në objektet apo automjetet e aeroportit.

Poll

MOS HUMB