Aktualitet

Vendi i 'mbërthyer' nga stuhia, Rama:Të gjitha strukturat shtetërore në terren! (Apel qytetarëve)

Po ashtu kreu i qeverisë u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.

E.K
Vendi i 'mbërthyer' nga stuhia, Rama:Të gjitha strukturat
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e kësaj të premteje pas situatës së rënduar të shkaktuar nga stuhia "Ciaran" që ka prekur vendin që prej mesditës. Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka ndarë dhe pamjet nga ekipet e mergjencës në terren, Rama shkruan se po punohet për kthimin e situatës në normalitet. 

Po ashtu kreu i qeverisë u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.

Vendi i 'mbërthyer' nga stuhia, Rama:Të gjitha strukturat

Vendi i 'mbërthyer' nga stuhia, Rama:Të gjitha strukturat

Vendi i 'mbërthyer' nga stuhia, Rama:Të gjitha strukturat

Vendi i 'mbërthyer' nga stuhia, Rama:Të gjitha strukturat

POSTIMI:

Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike. Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.

Stuhia "Ciaran", e cila preku vendin tonë këtë të premte ka shkaktuar probleme të shumta në qytete të ndryshme të vendit. Në Tiranë pati bllokime rrugësh, Lana doli nga shtrati dhe përmbyti rrugën në zonën e "Pallatit me Shigjeta". Disa biznese u përmbytën ndërsa një efektiv i Policisë së Shtetit mbeti i plagosur pasi u godit nga një objekt në kokë. Ndërkohë 2 persona kanë humbur jetën në Milot dhe Fier për shkak të aksidenteve të shkaktuara nga lagështia në rrugë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB