Aktualitet

Nis stuhia në Korçë, shkarkesa të shumta elektrike

E nesërmja pritet të ketë reshje me shtrëngata në disa pjesë të qarkut.

k.m
Nis stuhia në Korçë, shkarkesa të shumta elektrike
foto ilustruese

KORÇË- Stuhia "Ciaran" ka prekur edhe Korçën, ku moti i paqëndrueshëm ka sjellë reshje të shumta shiu dhe shkarkesa të shumta elektrike në disa zona.

Sipas shtabit të emergjencave, e nesërmja pritet të ketë reshje me shtrëngata në disa pjesë të qarkut. Ditën e shtunë, 4 nëntor, priten reshje intensive në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata. Intesiteti i reshjeve pritet të jetë më i lartë në pjesën e parë të ditës.

Gjithashtu pjesë të fasadës së termizolimit në pallatin në qendër të Korçës janë shkëputur, ku i plagosur ka mbetur një 35-vjeçar.

Nis stuhia në Korçë, shkarkesa të shumta elektrike

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e sotme, në Pedonalen e qytetit të Korçës, është shkëputur një pjesë suvaje, nga fasada e një pallati dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Për pasojë është lënduar lehtë në shpatull shtetasi L. T., 35 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB