Aktualitet

Përdhunimi i 26-vjeçares, pezullohen 2 policë në Vlorë! AMP: Bashkëpunuan me autorët

Shkak për pezullimin e tyre është bërë vonesa në kryerjen e hetimeve të plota. 

E.K
Përdhunimi i 26-vjeçares, pezullohen 2 policë në
Foto ilustruese

VLORË- Nënkomisari Ervis Cipa dhe Specialistja për Hetimin e Krimive në Policinë e Vlorës Ornela Jajrulla janë pezulluar këtë të premte nga detyra me vendim të Gjykatës së Vlorës pas rastit të përdhunimit të 26-vjeçares. Shkak për pezullimin e tyre është bërë vonesa në kryerjen e hetimeve të plota. 

Lajmi është bërë me dije nga ministri i Brendshëm Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale. Po ashtu bëhet me dije se Cipës dhe Hajrullës i është ndaluar dalja jashtë vendit deri në përfundimin e hetimeve. 

"Rasti i dhunës seksuale dhe i nxitjes së përdorimit të lëndëve narkotike ndaj një vajze në Vlorë ishte një ngjarje e rëndë, për të cilën drejtësia duhet të bëjë detyrën në nivelin e pritshmërive të mbarë opinionit publik. Siç jam angazhuar prej momentit të parë pasi u njoftova për këtë ngjarje, kam kërkuar verifikimin e veprimeve të Policisë së Vlorës për këtë ngjarje tronditëse. Për këtë qëllim Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria e Jursdiksionit të Përgjithshëm Vlorë kanë hetuar veprimet e policisë së shtetit në këtë rast, duke çuar në vendimin e sotëm të Gjykatës Vlorë për pezullim nga detyra dhe ndalim dalje jashtë vendit të dy punonjësve të Drejtorisë së Policisë. Vonesa në kryerjen e veprimeve të plota hetimore që në momentin e parë është e pafalshme dhe më rëndë akoma bashkëpunim me dhunuesit. Prandaj e kam thënë dhe do ta them çdo ditë se rritja e performancës së Policisë së Shtetit lidhet në mënyrë të pandashme me procesin e vetëpastrimit, për të çrrënjosur një herë e përgjithmonë nga trupa e shëndoshë e policisë së shtetit elementët e dëmshëm të inkriminuar apo shkelës së etikës, të cilët njollosin punën e palodhur të shumicës së Policisë së Shtetir që shërbejnë me vendosmëri të palëkundur shtetit të së drejtës dhe në mbrojtje të qytetarëve të këtij vendi", shkruan Balla.

Pezullimi i dy efektivëve vjen pas dëshmisë së vajzës dhe të familjarëve të saj, të cilët akuzuan Policinë e Shtetit për neglizhencë të punës. Sipas tyre vajza është kërcënuar në ambientet e spitalit nga nëna e një prej të akuzuarve, konkretisht Oltjan Tahirit.  o ashtu familjarët kërkuan mbrojtje nga Policia. 

Për ngjarjen kanë përfunduar në pranga Oltjan Tahiri dhe Albi Ceno, ndërsa janë shpallur në kërkim Gentjano Mehmeti dhe Viljon Kapaj./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB