
PËRMET- Një aks tjetër rrugor është bllokuar, si pasojë e stuhisë Ciaran që ka prekur vendin. Aksi rrugor Përmet-Çarshovë është bllokuar dhe është dashur ndërhyrja e shpejtë e mjeteve të pastrimit për të filluar lëvizja e automjeteve.
Institucioni i Prefektit të Gjirokastrës ka pohuar ngritjen e grupit të punës për menaxhimin e situatës që pritet të jetë problematike edhe në vijim. Burime zyrtare pohojnë se ky aks tashmë është i kalueshëm dhe nuk shënon asnjë problematikë.
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike n disa qytete./Zëri.ai