
PUKË- Stuhia “Ciaran’ ka shkaktuar dëme të mëdha në të gjithë vendin. Së fundmi probleme janë registruar edhe në Pukë, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktar shembjen e një kabine elektrike, e cila ka qenë e dëmtuar më parë.
Mësohet se objekti është shembur duke zënë poshtë transformatorin. Punonjësit e OSHEE po tentojnë ndërhyrjen, por është e pamundur për shkak të reshjeve të shiut.
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuara atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë është bërë dhe shkak i aksidenteve në vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike n disa qytete./Zëri.ai