Aktualitet

Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në det

Drejtoria e Përgjithshme Detare shprehet se duke nisur nga data 5.11.2023, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese në det dhe anijeve të peshkimit.

D.XH

Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në det

DURRËS- Drejtoria e Përgjithme Detare, përmes një njoftimi, deklaron se si shkak i motit të keq, është ndaluar dhënia e leje-nisjes gjatë datës 05.11.2023, duke filluar nga ora 06:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, si dhe anijeve të peshkimit.

DPD shprehet se janë njoftuar mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Në njoftim, thuhet se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në Republikën e Shqipërisë gjatë datave 05.11.2023 duke filluar nga ora 06:00 datë 05.11.2023 era do jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje, forca e detit deri 6-8 bft, shpejtësia e erës do jetë 15-30 m/s, dhe lartësi dallge deri 2-3m.
Si rezultat i kushteve të përkeqësuara të motit Drejtoria e Përgjithshme Detare ka marrë masat e më poshtme:
1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE - NISJES GJATË DATËS 05.11.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 06:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT.
2. JANË NJOFTUAR MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARRJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 datë 05.11.2023./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB