Aktualitet

Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Publikohet LISTA me 16 kandidatë, mes tyre dhe 2 gra (EMRAT)

Afati i aplikimeve përfundoi mbrëmë në mesnatë, ndërsa tashmë kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimeve të nevojshme nga komisioni përkatës, i cili do të vendosë për drejtuesin e ri të policisë shqiptare.

zh.ll
Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Publikohet LISTA me 16
foto ilsutrim: ilir proda-policia e shtetit

TIRANË- Zyrtarisht, 16 kandidatë kanë aplikuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe dy gra, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj. Afati i aplikimeve përfundoi mbrëmë në mesnatë, ndërsa tashmë kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimeve të nevojshme nga komisioni përkatës, i cili do të vendosë për drejtuesin e ri të policisë shqiptare.

Lista e aplikantëve është si më poshtë:

1. Afrim Tafa

2. Alfred Çepe

3. Arjanit Arapi

4. Ejona Gurbardhi

5. Elidon Çela

6. Gentian Berberi

7. Gentjan Shehaj

8. Idajet Faskaj

9. Lorenc Panganika

10. Neritan Nallbati

11. Pëllumb Seferi

12. Rebani Jaupi

13. Saimir Boshnjaku

14. Skënder Hita

15. Suela Sulkaj

16. Tonin Vocaj

Përpara se të merret vendimi përfundimtar për drejtimin e institucionit të rendit në vend, procesi i përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pritet të vijojë me fazat e tjera të vlerësimit të kandidatëve. Brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit të dorëzimit të shprehjeve të interesit, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, me qëllim verfikimin e plotësimit të kushteve ligjore.

Përzgjedhja për kreun e Policisë së Shtetit bëhet në bazë të profilit të tyre profesional dhe meritës në punë. Fillimisht Komisioni i Posaçëm kryen verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët e kualifikuar, duke kërkuar të dhënat përkatëse nga organet ligjzbatuese si vijon: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH), Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Mbrojtjes (AISM).

Në fund të këtij procesi, Komisioni i Posaçëm i dorëzon në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar. Më pas Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave kandidaturat dhe vendimi merret nga qeveria.

Lidhur me kriteret, kandidatët duhet të kenë një nga gradat e rolit të mesëm drejtues, të jenë shtetas shqiptarë, të mos kenë dënime penale të formës së prerë dhe të mos kenë masa disiplinore të rënda në pesë vitet e fundit. Po ashtu, kërkohet gjendje e përshtatshme shëndetësore dhe mungesë konflikti interesi, sipas legjislacionit në fuqi.

Kujtojmë që me largimin e Prodës, deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në detyrë është komanduar zëvendësdrejtori Sokol Bizhga./ZËRI

Poll

MOS HUMB