Aktualitet

"Super ditë"/ Kryemadhi mbërrin në GJKKO: Gjyqi ynë, imuniteti i Belindës, protesta e PD, filmi im...

Kryemadhi ka komentuar edhe zhvillimet e ditës nga gjyqi i saj tek seanca ku votohet imuniteti për deputeten Belinda Balluku.

F.I
"Super ditë"/ Kryemadhi mbërrin në GJKKO: Gjyqi
Monika Kryemadhi

TIRANË-Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme, ku ndiqet si e pandehur së bashku me ish-bashkëshortin e saj, kreun e PL, Ilir Meta. Në hyrje Kryemadhi nuk i kurseu batutat me gazetarët. Kryemadhi ka komentuar edhe zhvillimet e ditës nga gjyqi i saj tek seanca ku votohet imuniteti për deputeten Belinda Balluku.

“Sot është ditë super… gjyqi ynë, imuniteti i Belindës, protesta e opozitës, filmi im pasdite…Sot mbasdite kemi filmin hë… mos harroni të vini! Super… super…”, tha Kryemadhi teksa hynte në godinë.

Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB