TIRANË- Sindikata e peshkatarëve ka bërë apel qeverisë që të rishikojë rritjen e çmimit të naftës, pasi situata është shumë shqetësuese. Kreu i sindikatës së peshkimit Klodjan Kapiti shprehet se rritja e çmimit të naftës Mesme rrezikon ta çojë në kolaps sektorin e peshkimit në Durrës.
Kapiti shprehet se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, kostot për peshkatarët rriten, duke shkaktuar vështirësi në ekonominë e peshkatarëve. Më tej, ai shton se me rritjen e temperaturave peshku largohet nga bregu drejt thellësisë, duke shtuar distancën e lundrimit për mjetet e peshkimit, gjë që përkthehet në kosto për peshkatarët.
“Të na shohë edhe neve peshkatarëve, të ulë naftën si gjithë të tjerët. Në Kosovë nafta është 1.2-1.3 euro, në Shqipëri është 2 euro”, apelon Kapiti.
Kjo rritje lidhet drejtpërdrejt me shtrenjtimin e naftës në bursat ndërkombëtare, pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme. Si pasojë, ndikimi është reflektuar pothuajse menjëherë edhe në tregun shqiptar të karburanteve./ZËRI