
TIRANË-Ish-ministri i Shëndetësisë Ilri Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotme në ambientet e prokurorisë së Posaçme që prej orës 09:00. Beqaj është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për koncesionin e sterilizimit.
Një ditë më parë ZËRI raportoi se në ambjentet e SPAK u pa edhe Rajmond Cimbi, një nga ish-drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Shëndetësisë, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Ilir Beqja. Cimbi është në krye të listës që Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në SPAK, për koncesionin e laboratorovë, procedurë e akuzuar si korruptive me një vlerë prej 130 milionë euro.
Ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet nën hetim për dosjen e Sterilizimit. SPAK i ka vendosur masën “detyrim paraqitje” në ambientet e SPAK, çdo të premte në orën 15:30 minuta. Po ashtu i ka bllokuar pasaportën Beqajt, teksa i ka caktuar masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Ish-ministri akuzohet për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, sa i përket procesurës së dhënies së koncesionit të sterulizimit, në kohën që ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë./ZËRI