Politikë

FOTO-LAJM/ Telashe për Beqjan? Kush ishte personazhi kontravers që doli me 'marifet' sot nga SPAK

Cimbi u pa të dilte nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kohën kur kamerat e të gjitha televizioneve ishin duke ndjekur raportimet e gazetarëve në lidhje me arrestimet e fundit për inceneratorët, ku në pranga u vunë dhe disa drejtorë të Bashkisë Tiranë. 

f.g
FOTO-LAJM/ Telashe për Beqjan? Kush ishte personazhi kontravers që
Rajmond Cimbi dhe Ilir Beqja

TIRANE- Rajmond Cimbi, një nga ish-drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Shëndetësisë, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Ilir Beqja, ka përfunduar sot marrjen në pyetje nga SPAK. 

Cimbi u pa të dilte nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kohën kur kamerat e të gjitha televizioneve ishin duke ndjekur raportimet e gazetarëve në lidhje me arrestimet e fundit për inceneratorët, ku në pranga u vunë dhe disa drejtorë të Bashkisë Tiranë. 

FOTO-LAJM/ Telashe për Beqjan? Kush ishte personazhi kontravers që
Rajmond Cimbi

Cimbi, një ish-drejtor i Prokurorimeve në MSH, është në krye të listës që Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në SPAK, për koncesionin e laboratorovë, procedurë e akuzuar si korruptive me një vlerë prej 130 milionë euro. 

Por kush është Cimbi dhe pse cilësohet si një nga njerëzit më të ngushtë të Beqajt?

Cimbi aktualisht është administrator i një studio muzikore. Në shtet ai ka patur postin e drejtorit të Drejtorisë së Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe kryetar i Komisionit që i dha koncesionin e laboratorëve Janis Karathanos, një tjetër emër kontravers në fushën e tenderave në Shqipëri. Disa vite më parë, në 2020, në media u ekspozuan edhe lidhjet zyrtare të3 tyre. Në një lokal në kryeqytet u panë duke darkuar Rajmond dhe Edlira Cimbi me ish-ministrin Ilir Beqaj dhe ish-kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi. Asokohe Edlira Cimbi ishte krahu i djathtë i Ibrahimit në KLP, si drejtoreshë e Shërbimit Ligjor. Cili është statusi i tij tashmë në SPAK? Kjo mbetet për tu parë!/ZËRI

Poll

MOS HUMB