Politikë

Kaosi në seancën e Buxhetit/ PS kërkon përjashtim të 7 deputetëve të opozitës

Etika vendosi përjashtimin e Ervin Salianjit, Bledjon Nallbatit, Asllan Dogjanit. Lefter Gështenjes, Isuf Çelës, Luan Baçit dhe Xhelal Mziut. 

f.t
Kaosi në seancën e Buxhetit/ PS kërkon përjashtim të 7
foro ilustruese

TIRANË- Komisioni i Etikës ka përjashtuar këtë të hënë me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, 7 deputetët demokratë që seancën e 7 dhjetorit shkaktuan kaos në seancën plenare. Etika vendosi përjashtimin e Ervin Salianjit, Bledjon Nallbatit, Asllan Dogjanit. Lefter Gështenjes, Isuf Çelës, Luan Baçit dhe Xhelal Mziut

“Prej më shumë se dy muaj deputetët e opozitës me sjelljet e tyre kanë cënuar zhvillimin e rregullt të seancave plenare, duke qenë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Të njëjtat skenare bllokimi deputetë të caktuar të opozitës kanë përdorur dhe në seancën plenare të datës 7 dhjetor 2023. Seancë dedikuar votimit nen për nen dhe në tërësi të Buxhetit të vitit 2024 dhe Paketes Fiskale. Deputetët Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Geshtenja, Isuf Çela. Xhelal Mziu, sapo hynë në sallën e seancës plenare kanë tentuar për ta shkatërruar atë. Ata kanë marrë karriget nga vendet përkatëse dhe i kanë hedhur me forcë me qëllim bllokimin e foltores duke dëmtuar ekranin ku shfaqet rendi i ditës. Deputetët janë konfliktuar fizikisht, duke shtyrë dhe goditur me karrige punonjësit e Gardës, të cilët ushtrojnë detyrën e tyre për të siguruar rend dhe qetësi në sallën e Parlamentit. Me fillimin e seancës plenare, deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Ervin Salianji përdorën mjete piroteknike (flakadanë dhe kapsolla) të ndihmuar dhe nga deputeti Luan Baçi i cili mbante me vete disa flakadanë. Veprimet e deputetëve penguan zhvillimin e rregullt të rendit të ditës duke detyruar drejtuesen e seancës të kalojë në procesin e votimit" shkruhet në kërkesën e PS-së drejtuar më herët Kryeparlamentares 

Kaosi në seancën e Buxhetit/ PS kërkon përjashtim të 7
kërkesa e PS

Ndërkohë më herët komisariati i etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve: Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka.

Çfarë ndodhi gjatë seancës plenare të mbajtur në 7 dhjetor?

Seanca e fundit kaloi sërish me tensione në sallën e Kuvendit. Ende pa nisur mirë, deputetët e opozitës u përplasën me Gardën e Republikës, e cila ishte vendosur në gatishmëri. Megjithatë përplasje kishte sërish, pasi Garda nuk i la opozitarët që të krijonin "malin" me karrige tek Foltorja e Kuvendit. Situata në sallë u përshkallëzua me ardhjen e kryeministrit Edi Rama, moment në të cilin opozita ndezi flakadanët. Por megjithatë gjithçka kaloi shpejt pasi seanca u mbyll për vetëm 8 minuta./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB