
VLORË- Policia e Vlorës ka dhënë detaje në lidhje me sasinë e madhe të kanabisit që u gjet mbrëmjen e djeshme në qytet, me qëllim trafikimin drejt Turqisë. Policia ka vënë në pranga 7 persona, ndërkohë që sasia e kanabisit të sekuestuar është rreth 500 kilogramë.
“Nga hetimet e kryera, vepronin në mënyrë të organizuar për ta trafikuar drejte shtetit turk. Kishin përpunuar ambalazhuar lëndën narkotike, dhe më pas në automjetin po e transportin drejt detit me qëllim transportin drejt Turqisë. Në lagjen 11 janari është bllokuar automjeti dhe sekuestroi 34 pako të mbushur me kanabis”, tha policia.
Emrat e personave të arrestuar:
Idriz Meminaj 31 vjec banues në fshatin 3 Vllazën
Romir Meminaj 49 vjeç banues në fshatin 3 Vllazën
Emanuel Meminaj 22 banues në fshatin 3 Vllazën
Nertil Gjoni 39 vjeç banues në fshatin Babicë
Xhuiliano Gjoni 30 vjec banues në fshatin Babicë
Laurent Lika 37 vjeç banues në Vlorë
Altin Meçi 50 vjeç banues në Patos
Këta persona vepronin në mënyrë të organizuar në aktivitetin kriminal të trafikut të lëndëve narkotike, ndërkohë që disa të tjerë janë në kërkim, por emrat e tyre nuk bëhen me dije për arsye hetimore.
Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi dhe dy armë zjarri, si dhe 4 automjete.
Në operacion kanë marrë pjesë dhe forcat RENEA, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që kanë marrë pjesë në trafik.
/ZËRI