
LUSHNJË- Aksident me vdekje në Lushnjë. Raportohet se një 64-vjeçar i identifikuar me inicialet S.V është përplasur për vdekje nga një makinë. Shoferi i së cilës është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lushnjë/Informacion paraprak Rreth orës 17:40, në Golem, Lushnjë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar. U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit./ZËRI