
FIER- Gjykata e Fierit ka shpallur të pafajshëm këtë të hënë Fatmir Hoxhën, të akuzuar për vrasjen e Ahmet Toskës në vitin 2020. Para togave të zeza, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen duke pohuar se në momentin që ka ndodhur ngjarja ai ka qenë në gjumë. Lirimi i tij vjen pas një një ri-inspektim të provave (pamje filmike të kamerave të sigurisë, veshjet, etj) që rrëzonin akuzat për autorësinë e tij.
Si u vra Ahmet Toska?
Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 26 tetorit të vitit 2020 në Shq të Madh të Fierit. Ahmet Toska u ekzekutua me armë zjarri rreth orës 05:50 të mëngjesit teksa po shoqëronte për në punë gruan e tij. Autori u afrua afër Toskës dhe i maskuar dhe hapi zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në sy të gruas. Ahmet Toska mori katër plumba në kokë dhe shpatull ç'ka i sllën vdekjen e menjëhgreshme. Pas nmgjarjes autoiri u largua me shpejtësi. Fatmir Hoixha u arrestua me 15 nënrot si autor i dyshuar i ngjarjes, por kurrë si ka pranuar akuzat ndaj tij./ZËRI