Aktualitet

Pjesë e 'bandës së Babagjyshërve', Manja çon në '41/biss' Ilir Kupën

Albert Kupa (alias Ilir Kupa) njihet si personi që ishte pjesë e "Bandës së Babagjyshërve". Ai më 2013 u arratis në mënyrë të bujshme nga Burgu i Trikalës, ngjarje që shkaktuar shkarkime të zyrtarëve grekë.

D.XH
Pjesë e 'bandës së Babagjyshërve', Manja
Albert Kupa (alias Ilir Kupa)

PEQIN- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm të të dënuarit Albert Kupa (alias Ilir Kupa), që po vuan dënimin për 6 vepra penale në Burgun e Peqinit. Pas urdhrit të ministrit, Kupa do të transferohet në regjimin e posaçëm.

Manja ka thënë se në bashkëpunim të ngushtë me SPAK, të tjerë të dënuar do i nënshtrohen regjimit të posaçëm. “Ne jemi të vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjitha burgjet e vendit dhe cilido i dënuar që thyen rregulloren e burgjeve, apo kryen vepra penale në burg duke cënuar rendin dhe sigurinë në IEVP, do t’i nënshtrohet këtij regjimi spas ligjit”, ka thënë Manja.

Kush është Ilir Kupa

Ilir Kupa njihet si personi që ishte pjesë e të ashtuquajturës “Bandë e babagjyshërve”, i dyshuar për një sërë grabitjesh të zhvilluara në vendin tonë. Ndër vendet që ra pre e grabitjes ishte edhe një qendër tregtare në Tiranë, ngjarje e ndodhur pak para Vitit të Ri.

Ai është një emër i njohur edhe për drejtësinë greke. Kupa u arratis me bujë nga Burgu i Trikalës në vitin 2013, duke sjellë një sërë shkarkimesh të zyrtarëve të burgut helen. Pas arrestimit më 2014, Kupa është dënuar me 23 vite burg. Në “Bandën e babagjyshërve” morën pjesë Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetri, Julian Qerushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Hajdar Sefa, Mark Shpendi, Edmond Selala, Lin Kala dhe Angjelin Ndreka./ZËRI/

Poll

MOS HUMB