Aktualitet

I dënuar 5 vite burg, shqiptari ekstradohet nga Britania në Shqipëri (Emri)

Është ekstraduar nga Londra drejt Tiranës shtetasi Ledio Hysa, 29 vjeç, i cili akuzohet se ka plagosur një shtetas më 2019 në Belsh.

D.XH
I dënuar 5 vite burg, shqiptari ekstradohet nga Britania në
Ekstradim

TIRANË – Shqiptari Ledio Hysa, 29 vjeç, i dënuar 4 vite e 8 muaj burg për plagosje, është ekstraduar nga Londra drejt vendit tonë. Hysa dyshohet për plagosjen me armë zjarri të një shtetasi në vitin 2019.

Ledio Hysa është dënuar nga Gjykata e Elbasanit në vitin 2019, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ngjarja për të cilën akuzohet Hysa ka ndodhur pranë liqenit të Seferanit në Belsh.

Njoftimi i Interpol Tiranës:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për plagosjen e një shtetasi, me armë zjarri pistoletë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, Britani e Madhe, është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Ledio Hysa, 29 vjeç.  

Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2019, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.  

Shtetasi Ledio Hysa, në vitin 2018, afër liqenit të Seferanit, në Belsh, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. K./ZËRI/

Poll

MOS HUMB