Aktualitet

Kërcënohet efektivi në Laç, i riu: Qëlluan në ajër! Policia gjen vetëm gëzhojat e tij

Paraprakisht raportohet se ka pasur një shkëmbim zjarri mes grabitësve dhe punonjësve të policisë

e.k.k.m.
Kërcënohet efektivi në Laç, i riu: Qëlluan në
Policia

LAÇ- Një efektivi të Policisë së Kurbinit, i është zënë pritë në Sanxhak të Laçit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur efektivi Dhurim Mekto, 23 vjeç, pjesë e Patrullës në Policinë e Kurbinit, është kërcënuar me armë zjarri teksa shkonte për të marrë detyrën. 

Fillimisht u raportua për një punonjës policie të plagosur, por të vërtetën e ngjarjes e ka treguar vetë efektivi 23-vjeçar. Atij i është zënë pritë sapo ka dalë nga banesa, teksa shkonte në punë me mjetin e tij privat. Sipas Policisë së Shtetit, në një situatë të tillë, punonjësi i Policisë është kundërpërgjigjur, duke qëlluar nga brenda automjetit të tij, me armën e shërbimit.

"Mu afrua një mjet me 2 persona, më zunë pritë. 2 personat ishin të maskuar qëlluan në ajër,"-ka treguar efektivi i Policisë.

Aktualisht, nga këqyrja e vendit të ngjarjes, rezulton se të vetmet qitje janë bërë nga arma e efektivit Metko dhe se nuk ka asnjë provë tjetër që mund të jetë tregues se në vendin e ngjarjes ka pasur edhe persona të tjerë që qëlluan me armë zjarri.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kurbin

Rreth orës 21:00, të mbrëmjes së kaluar, punonjësi i Policisë, shtetasi Dh. M., 23 vjeç, banues në Laç, me detyrë inspektor i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lezhë, ka kallëzuar se sapo ka dalë nga banesa, për në punë, me automjet privat, ka parë në rrugë, në vendin e quajtur "Rruga e Sanxhakut", 2 shtetas të armatosur, të cilët sipas dëshmisë së 23-vjeçarit, sapo e kanë parë atë, kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër. Në një situatë të tillë, punonjësi i Policisë është kundërpërgjigjur, duke qëlluar nga brenda automjetit të tij, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë shtetas. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, si dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të fiksuar çdo provë qe do të çojë në sqarimin e rrethanave dhe të mekanizmit të ngjarjes, si dhe në zbardhjen e së vërtetës mbi këtë rast. Aktualisht, nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se është dëmtuar automjeti i punonjësit të Policisë, nga qitjet me armë zjarri të kryera nga vetë punonjësi, nga brenda automjetit. Në vendngjarje nuk konstatohen gëzhoja, gjurmë apo prova të tjera materiale që mund t’iu përkasin shtetasve të kallëzuar nga punonjësi i Policisë. Me qëllim hetimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të tij, te grupi i posaçëm hetimor është përfshirë dhe struktura vendore e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Ndërkohë që dinamika është zbuluar nga efektivi Metko, në Laç,hetimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të gjithë ngjarjes është përfshirë dhe struktura vendore e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Gjithashtu është përfshirë edhe Prokuroria e Lezhës, që do të çojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB