Aktualitet

Katër persona të shoqëruar për vrasjen e Renis Dobrës! Ekspertiza paraprake: I riu u mbyt me litar

Mësohet se të katërt ata janë lënë të lirë nga policia, pasi u morën në pyetje prej disa orësh.

Zeri
Katër persona të shoqëruar për vrasjen e Renis Dobrës!
23-vjeçari Renis Dobra

Katër persona janë shoqëruar nga policia e Matit, si të dyshuarit kryesor për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet i pajetë në pranë liqeni të Ulëzës.

Burime për mediat bëjnë me dije se 4 të shoqëruarit kanë pasur konflikte me viktimën, ndërsa para togave të zeza, ata kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për ngjarjen duke theksuar se i kishin mbyllur më herët mosmarrëveshjet me të riun.

Mësohet se të katërt ata janë lënë të lirë nga policia, pasi u morën në pyetje prej disa orësh.

Ndërkohë, ditën e sotme kanë dalë edhe rezultatet e ekspertizës paraprake, sipas të cilave rezulton se 23-vjeçari ka humbur jetën pas mbytjes me litar.

Policia i ka përqëndruar hetimet tashmë në disa pista, në lidhje me konfliktet që viktima mund të ketë pasur brenda dhe jashtë vendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB