
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dështoi për të katërtën herë radhazi të marrë dëshminë Skredit Tasit. Edhe kjo seancë, në kuadër të dosjes "Plumbi i artë", seanca u shoqërua me debate të forta mes prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës.
Tensionet kulmuan pasi GJKKO kërkesën e avokatëve mbrojtës për të pasur në dispozicion të plota disa proceaverbale deklarimesh të të penduarit Erion Alibej, të vitit 2022. Menjëherë pas këtij vendimi, avokati i Henrik Hoxhajt dhe avokatët e Altin Ndocit kërkuan përjashtimin e të tre anëtarëve të trupit gjykues me pretendimin se ishin të njëanshëm në gjykim.
Kaq mjaftoi për të nisur debatin që përfundoi edhe në fyerje nga ana e prokurorit të SPAK, Behar Dibra, ndërsa avokati Gentian Rumano po përsëriste kërkesën për përjashtim të trupës gjykuese.
BISEDA NË SALLËN E GJYQIT:
Prokurori Dibra-Gjykatës: A mund t'ia ndërprisni fjalën. A mund ta ndërprisni dhe ta nxirrni jashtë!
Rumano: Znj. kryetare unë e bëj këtë kërkesë, pasi në Apel, gjyqtar Dhinitri, më thonë "a e bëre kërkesën në momentin e duhur". Ky është momenti i duhur.
Prokurori: A mund ta ndërprisni? Sepse nuk do të dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti. Idiotësirat e këtij idioti!
Av.Rumano: Ju sapo konsumuat një vepër penale.
Pas debatit, trupa gjykuese ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërsa avokati Rumano braktisi sallën. Për shkak se Henrik Hoxhaj mbeti pa mbrojtje, seanca u ndërpre sot dhe është shtyrë për të martën.
Dosja “Plumbi i Artë” mbetet një nga proceset më të bujshme në luftën kundër krimit të organizuar, pasi përfshin emra të njohur të botës së krimit dhe rrëfime tronditëse të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët kanë ndihmuar në zbardhjen e një sërë veprash të rënda penale./ZËRI