Aktualitet

FOTOT/ Encrochat fundos grupin kriminal shqiptar në Britani, fituan 81 mln paundë nga shitja e drogës

Mesazhet zbuluan se Bushi kishte sjellë në Angli, minimalisht 832 kg kokainë, me një vlerë tregu deri në 81,640,000 paund. Droga ishte shpërndarë në të gjithë Londrën dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. 

k.m.
FOTOT/ Encrochat fundos grupin kriminal shqiptar në Britani, fituan 81 mln
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një hetim i Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare e Krimit ka "goditur" një grup të krimit të organizuar që furnizonte Britaninë e Madhe me kokainë. Hetimi zbuloi se Redon Bushi, 32 vjeç, ishte "koka" e trafikut të drogës dhe ndër vite kishte 'kontraktuar' importues dhe korrierë të shumtë që të punonin me të. Ai u dënua me 24 vite e 10 muaj burg për disa vepra penale. Roli i tij në grupi u zbulua i gjithi nga mesazhet në aplikacionin e koduar "EncroChat", por grupi komunikonte edhe në "Signal". Mesazhet zbuluan se Bushi kishte sjellë në Angli, minimalisht 832 kg kokainë, me një vlerë tregu deri në 81,640,000 paund. Droga ishte shpërndarë në të gjithë Londrën dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. 

Sipas mediave të huaja, detektivët zbuluan se Bushi po përdorte Encrochat nën emrin 'Sealvermouth'. Me mesazhet e tij, ai u ndante punët të gjithëve.

FOTOT/ Encrochat fundos grupin kriminal shqiptar në Britani, fituan 81 mlnFOTOT/ Encrochat fundos grupin kriminal shqiptar në Britani, fituan 81 mlnFOTOT/ Encrochat fundos grupin kriminal shqiptar në Britani, fituan 81 mlnFOTOT/ Encrochat fundos grupin kriminal shqiptar në Britani, fituan 81 mln

Korrierëve të drogës u jepeshin vetëm kodet postare, oraret dhe një përshkrim i shkurtër i personit që kërkonte lëndën narkotike. Kështu, u zbuluan edhe linjat e komunikimit. Duke kontrolluar kamerat e sigurisë për orë të tëra, hetuesit arritën të kuptonin mekanizmat e brendshëm të operacionit kriminal dhe arritën që të ndalonin një nga automjetet që i përkisnin korrierëve të Bushit, Ahmad Jabarkhill.

Brenda mjetit që ai drejtonte u gjetën 700 mijë paund. Po ashtu, u ndaluan edhe tre korrierë të tjerë të Bushit - Arlin Sida, Luke Ferguson dhe Kelvin Hoxha. Përveç bisedave, u gjetën edhe karta identiteti të rreme dhe një kamera të instaluar në vendin ku ruhej droga në mënyrë që të mund të monitorohej nga distanca.

Luke Ferguson, një tjetër anëtar i grupit u arrestua, pasi në shtëpinë e tij në Brentford u gjetën 72 kg kokainë me vlerë prej 6.24 milionë paundësh. Duke qenë se kishte pikasur se anëtarët e grupit të tij po goditeshin, ai qëndroi në një sërë hotelesh për t'iu shmangur oficerëve të Policisë, bleu një telefon të ri, rroba dhe mbante me vete shumë para të thata për t'i përdorur në çdo rast. Megjithatë nuk i shpëtoi dot prangave. 

I gjithë grupi u dënua gjithsej me 68 vite heqje lirie. Ahmad Jabarkhill u dënua me 2 vjet e 3 muaj burg; Arlin Sida me 12 vjet e 9 muaj burg; Kelvin Hoxha me 11 vjet e 8 muaj burg, ndërsa Luke Ferguson me 14 vjet e 5 muaj. Dënimi më i madh u rezervua për Bushin, i cili duhet të qëndrojë për 24 vite brenda qelisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB