
Gentian Berberi është emëruar drejtor i komanduar i Policisë së Shkodrës. Ai do të zëvendësojë Fatmir Lleshajn, tashmë i larguar nga detyra.
Mësohet se Gentian Berberi aktualisht mban postin e drejtorit të Policisë së Kukësit, ndërsa më parë ka qenë edhe në krye të Policisë së Vlorës. Berberi është rikthyer pas disa vitesh largim në Shkodër, pasi në vitin 2024 ai u zgjodh në drejtimin e qarkut Kukës. Gjithashtu, më herët ai ka qenë edhe zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Lezhë.
Sakaq, në Kukës, si drejtor i strukturës policore është komanduar Loard Sallaku, ish-shefi i komisariatit nr.2 në Tiranë.
Më herët, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra të gjithë drejtuesit e strukturave policore në kryeqendrën e veriut, Shkodër.
Kjo valë shkarkimesh në kupolën drejtuese në Komisariatin e Shkodrës vjen pas skandaleve të për ndërtimet pa kriter në Theth.