
Pas dy ditësh kërkimeve intensive, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali. Operacionet e kërkimit në liqenin e Shkodrës nisën rreth orës 05:00 të mëgjesit të sotëm, duke bërë të mundur gjetjen e trupit të Anamalit pas 48 orësh kërkime.
Kapiteni Arben Anamali u mbyt të martën në liqenin e Shkodrës gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë. Ai arriti t’i shpëtonte turistët edhe pse vetë nuk ia doli të dilte nga ujërat e liqenit.
Mësohet se gjatë vizitës së turisteve, kapiteni Anamali I cili drejtonte anijen e tyre, i ka paralajmëruar ata që të mos lahshin në liqen pasi paraqiste rrezik për shkak të erave të forta. Por, turistët nuk e kanë dëgjuar fjalën e tij dhe më pas janë hedhur në ujë, duke shkaktuar tragjedinë.