Aktualitet

Salillari 6-fishon tarifën në Rrugën e Kombit një ditë pas zgjedhjeve, taksistët dalin në protesta (VIDEO)

Por pavarësisht faktit që taksistët kanë ngritur zërin dhe kanë nisur të zhvillojnë protestën, askush nuk ka marrë asnjë masë për të nisur verifikimet për rritjen e kësaj tarife në mënyrë të papritur.

F.m
Salillari 6-fishon tarifën në Rrugën e Kombit një ditë
Pëllumb Salillari

KUKËS- Dhjetëra taksistë që operojnë në qarkun e Kukësit kanë nisur të protestojnë ditën e sotme pasi tarifa që paguajnë në traun e vendosur në tunelin e Kalimashit është rritur me më shumë se 6 herë. Më parë ata paguanin 100 lekë, por që prej datës 12 maj kanë nisur të paguajnë 660 lekë pa marrë asnjë lloj shpjegimi për këtë lloj rritjeje çmimi.

Taksistët thonë për Versus.al në kushte anonimiteti se që prej datës 12 maj të këtij viti, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare tarifa për ta ka ndryshuar nga 100 lekë në 660 lekë, plot 560 lekë më shumë pa asnjë lloj shpjegimi për ta. 


Tarifa i paguhet kompanisë që është në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari. Bëhet fjalë për një kompani që u ngrit nga një konsorcium kompanish shqiptare me qëllim për të marrë projektin e njohur si “Rruga e Kombit” me koncesion nga qeveria shqiptare. Në këtë mënyrë u krijua “Albanian Highëay Concession”, 50% e aksioneve të së cilës zotërohen nga Salillari.

Por pavarësisht faktit që taksistët kanë ngritur zërin dhe kanë nisur të zhvillojnë protestën, askush nuk ka marrë asnjë masë për të nisur verifikimet për rritjen e kësaj tarife në mënyrë të papritur.

Çfarë ka ndryshuar që tarifa duhej shumëfishuar?

Kundërshtimi i pagesës për Rrugën e Kombit ka ngritur në protesta të dhunshme banorët e qarkut të Kukësit edhe disa vite më parë, më konkretisht në vitin 2018.

Në këtë qark, sipas një raporti të INSTAT banojnë 77 394 persona ndërsa në të tre bashkitë janë regjistruar rreth 117 mijë.

Pagesa prek direkt ekonomitë e familjeve, pasi Kukësi shtrihet pas traut të pagesës për qarkullimin në rrugën e Kombit dhe atyre u duhet të paguajnë të paktën dy herë në ditë për kalimin./ZËRI/

Poll

MOS HUMB