Aktualitet

Vrau me thikë ish-të dashurën shtatzënë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

Vendimi përloti prindërit dhe partnerin e viktimës në sallën e gjyqit.

F.I
Vrau me thikë ish-të dashurën shtatzënë, Bujar Fandaj
Nicola Scapinello, Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj

ITALI-Shqiptari nga Kosova, Bujar Fandaj, është dënuar me 40 vite burg nga Gjykata e Trevisos në Itali për vrasjen e ish-partneres së tij, 26-vjeçarja Vanessa Ballan, e cila në atë kohë ishte shtatzënë. Vendimi përloti prindërit dhe partnerin e viktimës në sallën e gjyqit.

“Drejtësia është bërë, por ju jeni të mallkuar për jetë”, janë shprehur familjarët e 26-vjeçares në gjyq.

Vrasja ndodhi në via Fornasette, në Spineda, një fshat i Riese Pio X. E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj, nga Bujar Fandaj, teksa raportohet se ajo e kishte denoncuar më parë autorin për përndjekje. Ballan i kishte dhënë fund marrëdhënies së saj me Bujar Fandaj në verë të atij viti, ndarje e cila nuk është pranuar nga autori. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë. Vanessa ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë./ZËRI

Poll

MOS HUMB