Aktualitet

DETAJI/ Para vrasjes, shqiptari i dërgoi burrit të Vanesës videon intime me të

Mesazhi i fundit i Bujarit dërgua bashkëshortit të saj ishte një vdieo erotike e tij me 27-vjeçaren, të filmuar gjatë periudhës që ata kanë qenë të lidhur bashkë.

f.t
DETAJI/ Para vrasjes, shqiptari i dërgoi burrit të Vanesës videon
Nicola Scapinello, Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj

ITALI- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e italianes Vanessa Ballan nga 40-vjeçari kosovar Bujar Fandaj. Mësohet se para se të vriste 27-vjeçaren, Bujar Fandaj i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të së resë, Nicola Scapinello.

Mesazhi i fundit i Bujarit dërgua bashkëshortit të saj ishte një vdieo erotike e tij me 27-vjeçaren, të filmuar gjatë periudhës që ata kanë qenë të lidhur bashkë. Media italiane Il Messaggero shkruan se çifti nuk e duroi dot më këmbënguljen e Bujar Fandajt dhe veprimi që kishte mbushur kupën kishte mbërritur pikërisht në telefonin e partnerit të Vanessa Ballan, Nicola Scapinello.

Pak kohë më parë autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar autopsinë e bërë ndaj të resë. Rezultatet e autopsisë thonë se para se Vanessa Ballan të vritej, ajo është rrahur barbarisht nga 41-vjeçari kosovar.

Ndër të tjera, autoritetet Italiane, shprehen se 27-vjeçarja ka marrë dy goditje në mushkëri, dhe më pas Bujar Fandaj e ka qëlluar me thikë në zemër, duke shpuar tej për tej organin jetësor. Bujar Fandaj ka goditur 8 herë me një thikë 20 centimetër të gjatë të renë italiane.

Vrasja ndodhi në via Fornasette, në Spineda, një fshat i Riese Pio X. E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj, nga Bujar Fandaj, teksa raportohet se ajo e kishte denoncuar më parë autorin për përndjekje. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë. Vanessa ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë./ZËRI

Poll

MOS HUMB