Aktualitet

Ilir Meta nën hetim, kreu i SPAK: Po kryhen kontrolle

Dumani u shpreh se sekuestrimi i telefonave apo kontrollet janë kryer për të mbledhur prova.

f.t
Ilir Meta nën hetim, kreu i SPAK: Po kryhen kontrolle
Monika Kryemadhi, Altin Dumani dhe Ilir Meta

TIRANË- Altin Dumani, kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka folur edhe në lidhje me sekuestrimet ndaj Monika Kryemadhit, apo hetimet ndaj Ilir Metës.

Teksa ka folur në lidhje me hetimin e nisur ndaj ish-kryetares së Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi dhe ish-presidentit Ilir Meta, Dumani u shpreh se sekuestrimi i telefonave apo kontrollet janë kryer për të mbledhur prova.

“Kontrollet tona janë instrument apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”-u shpreh Dumani.

Kujtojmë se telefoni i deputetes së Partisë së Liris Monika Kryemadhit u sekuestrua nga SPAK në kuadër të denoncimeve të bëra për inceneratorët./ZËRI

Poll

MOS HUMB