
TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Detajet e takimit i ka bërë me dije Ambasada Amerikane në Shqipëri. Nga postimi në rrjetet sociale u bë me dije se VanHorn ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, por edhe me hetues të tjerë të institucionit.
Gjatë diskutimeve, ajo ka vlerësuar bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm. Po ashtu, ka falenderuar Dumanin për angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.
“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni. Znj. VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm dhe falënderoi Z. Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë,”-njofton ambasada e SHBA.
POSTIMI I PLOTË: