Politikë

'Borxh për t’u shlyer', Rama ndan pamjet nga Vlora: Skuadra e 11 majit të jetë në terren

Kreu i qeverisë deklaroi se deputetët e zgjedhur të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për qarkun e Vlorës, do të jenë në terren për të identifikuar problematikat që lidhen me hapësirat publike.

F.I
'Borxh për t’u shlyer', Rama ndan pamjet nga Vlora: Skuadra
Edi Rama

VLORË-Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se mandatet e marra janë një borxh që duhet shlyer me punë konkrete dhe kontakt të vazhdueshëm me qytetarët. Rama ka ndarë pamjet nga takimet e zhvilluara në Vlorë, duke përsëritur thirrjen për strukturat e PS.  

Kreu i qeverisë deklaroi se deputetët e zgjedhur të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për qarkun e Vlorës, do të jenë në terren për të identifikuar problematikat që lidhen me hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet publike në qytet.

Edi Rama: Skuadra e 11 majit për Vlorën është dhe do të vazhdojë të jetë në terren, për të bërë inventarin e problematikave me hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet, duke dëgjuar qytetarët nga qendra në periferi, në respekt të plotë të 9 mandateve historike që na dhanë, e të cilat duhet t’i konsiderojmë një borxh të jashtëzakonshëm për t’u shlyer, në radhë të parë duke mos shkëputur lidhjet me komunitetet, po duke dëgjuar e punuar më shumë me njerëzit e zakonshëm dhe për njerëzit e zakonshëm.

Disa ditë më parë Rama i bëri thirrje të gjithë bizneseve në Vlorë që të lirojnë trotuaret, në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike. Në disa zona nisi edhe shembja, për të cilën dje pronarët e bizneseve dolën në protestë. Ata u shprehën se në "notë proteste" do të mbyllin të gjithë bizneset derisa të binin në një dakordësi me qeverinë.

21 drejtues të drejtorive të varësisë lokale në Bashkinë e Vlorës kanë paraqitur dorëheqjen pranë Kryebashkiakut Ermal Dredha. Rama ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, si dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë./ZËRI

Poll

MOS HUMB