
TIRANË – Dita e premte është e fundit, e një periudhe të gjatë me diell, që ka shoqëruar vendin tonë.
Moti i qëndrueshëm do të vazhdojë edhe gjatë ditës së shtunë, me temperaturat minimale që do të jenë zero gradë celcius në zonat e ulëta, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë 21 gradë celcius, në zonën perëndimore.
Ndërsa, gjatë ditës së diel, moti do të jetë me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën më të madhe të vendit, po ashtu edhe në perëndim. Moti parashikohet të jetë me erë të fortë.
Gjatë ditës së hënë, moti do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, ndërsa reshjet e shiut do të jenë në nivel mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Edhe gjatë të martës do të ketë reshje shiu, por pritet të jenë me intensitet më të ulët. Temperaturat do të pësojnë ulje në ditët në vazhdim./ZËRI/