Aktualitet

Vetëdorëzohet biznesmeni Pando Papuçi

68-vjeçari Papuçi ishte shpallur në kërkim prej 21 shkurtit 2022.

k.m.
Vetëdorëzohet biznesmeni Pando Papuçi
Pallati i ndërtuar

SARANDË- Vetëdorëzohet në Komisariatin e Sarandës, biznesmeni Pando Papuçi. 68-vjeçari Papuçi ishte shpallur në kërkim prej 21 shkurtit 2022 pasi akuzohej se kishte kryer veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, lidhur me një pallat 7 katësh në hyrje të qytetit të Sarandës. Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Heshtja”.

Papuçi u shpall në kërkim pas operacionit “Heshtja” të Prokurorisë dhe Policisë së Sarandës, ku ra në pranga ish-drejtoresha e IVMT në Bashkinë Sarandë, Romina Pulaj për shpërdorim detyre. Përveç saj, në pranga përfunduan edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Sarandë. Për të katër personat Prokuroria e Sarandës ka çuar çështjen në gjykim pak muaj më parë, por mungonte vetëm biznesmeni, i cili tashmë është dorëzuar pranë autoriteteve të qytetit bregdetar. Tashmë së bashku me të tjerët, ai do të përballet me drejtësinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB