Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit grek, mediat: Vrasësit mund të jenë shqiptarë, kishte lidhje me një bande drogë

E habitshme është numri i armëve që zotëronte Christos Gialias, i cili padyshim kishte frikë për jetën e tij, por ky numër në asnjë mënyrë nuk justifikon vetëmbrojtjen.

k.m.

Ekzekutimi i biznesmenit grek, mediat: Vrasësit mund të jenë
Christos Gialias

GREQI- Policia ka nisur hetimet për kapjen e vrasësve të biznesmenit Christos Gialias. Një makinë e zezë ka hyrë në “mikroskopin” e autoriteteve, e cila është zhdukur me një shpejtësi marramendëse menjëherë pas të shtënave, por një dëshmitar ka treguar se ka parë edhe një motor. Por një tjetër zbulim është bërë në banesën e biznesmenit të ndjerë, ku kishte fshehur 10 armë. Të gjitha janë dërguar në laboratorin e Mjekësisë Ligjore të Sigurisë, ku do t'i nënshtrohen balistikës për të parë nëse ato janë përdorur në të kaluarën.

E habitshme është numri i armëve që zotëronte Christos Gialias, i cili padyshim kishte frikë për jetën e tij, por ky numër në asnjë mënyrë nuk justifikon vetëmbrojtjen. Vlen të theksohet se këto armë ishin pa leje dhe posedoheshin në mënyrë të paligjshme nga biznesmeni i vrarë.

Njëkohësisht po shqyrtohet edhe një mosmarrëveshje profesionale që viktima ka pasur me partnerin e tij, e cila kishte lindur nga një çështje financiare e “humbjes” disa milionë euro. Për këtë rast biznesmeni duket se është shpallur i pafajshëm së fundmi, ndërsa një ditë para vrasjes duket se ka sulmuar fizikisht partnerin që iu kthye në kundërshtar brenda një zyre avokatie. 

Gjithashtu, e rëndësishme është dëshmia e një personi që policia ka në dorë. Ai është shok i viktimës me të cilin ka qenë në shoqërinë e tij në Magoula dhe më pas biznesmeni e ka ftuar të bashkohet me të për një pije në shtëpinë e tij.

“Unë dhe Christos e filluam biznesin së bashku. Shkonim në shtëpinë e tij për t'u ulur. U vonova pak, por e ndiqja në një distancë rreth 100 metra. Në një moment humba shikimin për shkak të rrugës dhe kthesave. Kam dëgjuar disa krisma. Kur mbërrita në rrugën Agia Aikaterini, pashë makinën e Kristos në flakë. Pranë tij pashë një motoçikletë me motor të madh me dy persona duke u larguar me shpejtësi të madhe. Nga distanca i pashë, më kuptoni nuk arrita që t'u shquaja as fytyrat dhe as targat,”- u tha shoku i viktimës oficerëve të policisë që e kontrolluan.

“Nuk më dëgjuat, pse?,”- kjo frazë është dëgjuar në lokacionin ku u ekzekutua biznesmeni dhe më pas iu dogj makina. Po sipas mediave greke.  autorët donin të ishin absolutisht të sigurt se 59-vjeçari do të vdiste dhe nuk u ndalën tek breshëria me kallashnikovin por i vunë flakën edhe makinës së biznesmenit gjatë kohës që ishte brenda.

Por ka edhe një version tjetër. 

“Autoritetet janë fokusuar në kontaktet që ai ka pasur së fundmi me anëtarët e një bande të fuqishme droge dhe veprash antike në Shqipëri dhe po tentohet të sqarohet nëse vetë 59-vjeçari ka qenë i përfshirë në aktivitetet e tyre. Policia duket se po i kushton vëmendje veprimtarisë profesionale të 59-vjeçarit në Shqipëri dhe ka bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare. Viktima kishte një fermë të madhe mishi në shtetin fqinj, ndërsa së fundmi kishte hapur një biznes bojërash dhe ishte aktiv edhe në tregun e pasurive të paluajtshme,”-kështu pretendon Reader.gr. 

Madje sipas të njëjtit burim, më e mundshmja është që autorët e vrasjes të jenë shqiptarë.

Avokati prej shumë vitesh i Christos Gialias, Alexis Kougias, e cilësoi vrasjen e biznesmenit mbrëmjen e së mërkurës pranë shtëpisë së tij në Mandra si “vrasje brutale” .

“Është një vrasje e rëndë sepse autorët rastësisht nuk kanë takuar persona të tjerë, veçanërisht një nga rojet e shtëpisë, i cili ndodhej aty për shkak të grabitjes ku Gialias kishte rënë viktimë 2-3 vite më parë. Vrasësit luajtën shumë me fatin, sepse në pak sekonda do të ishin një ose dy persona që do shkonin në shtëpinë e tij për ta mbrojtur. Ata që e bënë këtë e dinin që nuk kishte kamera në vendin e vrasjes,”- shtoi kriminologu, i cili sqaroi se rasti, sipas familjes, nuk ka të bëjë me ish-partnerin e Gialias, me të cilin ai pati një mosmarrëveshje të ashpër.

Gazetari Artur Bibe, i ftuar në “Breaking”, tregoi edhe se biznesmeni grek ishte nën mbrojtjen e rojeve shqiptare. 

“Pavarësisht se kishte roje sigurie, ishin 3-4 shqiptarë që e ruanin, në rastin në fjalë nuk i kishte dhe u ekzekutua nga dy persona me kallashnikov dhe me pistoletë. Ai u qëllua me rreth 17 plumba me kallashnikov dhe 3 plumba me pistoletë, që ishin vdekjeprurës. Në fund, makinës iu vu zjarri dhe në të u gjet kallashnikov. Më tej u gjet një makinë tjetër e braktisur e djegur dhe një motoçikletë e djegur. Pra bëhet fjalë për një vrasje me pagesë, nuk dihet ende se kush e ka urdhëruar, ai kishte shumë probleme kohët e fundit. Ka pasur mosmarrëveshje me një tjetër biznesmen grek për një shumë prej 3 mln eurosh. Emri i tij përflitet edhe në kontrabandën e madhe të cigareve, Pista më e sigurt është që Jalias, kishte vënë në dispozicion magazina me cigare,”- tha Artur Bibe.

59-vjecari grek Christos Gialias, u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës në Mandra të Athinës në Greqi me armë zjarri dhe më pas u dogj brenda mjetit të tij. Ai rezulton pronar biznesi edhe në Shqipëri. Konkretisht në vitin 2007 ai ka themeluar kompaninë “KASTPO” sh.p.k me qendër në Labinot Fushë të Elbasanit. Objekti i veprimtarisë së kësaj kompanie është tregtia me shumicë e pakicë e mallrave të ndryshëm industrialë, elektroshtëpiake, transport udhëtarësh, hotel dhe bar. Ai kishte dhe disa aktivitete tregtare, import-eksport mallrash tregtie nga vendet e Amerikës latine drejtë Shqipërisë me stacion ndërmjetës Athinën, tregti mishi, boje dhe blerje pronash.

Viktima ka qenë ortak jozyrtar edhe me Thimio Dobroniku, një shtetas shqiptar i ekzekutuar pak muaj më parë në Faliro të Athinës. Pista kryesore është kontrabanda e cigareve dhe me gjasa autoret janë bandat e gjeorgjianëve që po ekzekutojnë gjithë eksponentët e mafies së trafikut të cigareve kontrabandë në Athinë. 59-vjeçari dyshohet se zotëron prona edhe në Tiranë. Gialias ishte i martuar me një shtetase shqiptare nga Librazhdi, me të cilën vazhdonte të ishte në një lidhje pavarësisht një ndarje, që dyshohet fiktive, të regjistruar disa vite më parë. Por se kush e vrau, pritet të zbulohet nga Policia greke./ZËRI

Poll

MOS HUMB