
GREQI- Biznesmenit grek Christos Gialias, i cili u qëllua për vdekje në Mandra të Athinës është dhe pronar i një biznesi në Labinot të Elbasanit ndërsa disa vite më parë i kanë ekzekutuar dhe gruan, Frederiki Karzi. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018 në derën e shtëpisë së tyre. Pas vrasjes së gruas, ai u martua me një shqiptare, me të cilën ka dhe një fëmijë.
Pas vrasjes së 59-vjeçarit, Policia thotë se pas vrasjes së tij qëndrojnë vrasës profesionistë, të cilët e kanë vëzhguar dhe kanë pritur momentin e sulmit. Ai ka qenë me precendent të shumtë penale në të kaluarën, pasi rezulton i përfshirë dhe në trafikun e drogës si dhe është kapur dhe me armë zjarri. Policia ka në listën e të dyshuarve edhe shqiptarë, por ende nuk ka detaje të tjera./ZËRI