Video

Kokaina në banane dëmton bizneset!

Tashmë prej më tepër se 1 muaj kamionët e kontejnerëve frigoriferike pasi kalojnë kontrollin e skanimit, mallrat shkarkohen në tokë, në pluhur dhe temperatura të larta dhe rikontrollohen sërish nga njësia e antikondrabandës së Doganave dhe strukturat e Policisë së Shtetit.

k.m.
Kokaina në banane dëmton bizneset!
Foto ilustruese

TIRANË- Pas disa ngjarjeve në të kaluarën, të bëra publike edhe në media, për gjetjen e drogës dhe futjes së parave "cash" në kontejnerët frigoriferikë të mbushur me produkte mishi të ngrira apo edhe banane që vijnë nga portit i Durrësit, nga Dogana dhe Policia e Shtetit janë forcuar kontrollet ndaj bizneseve importuese. Tashmë prej më tepër se 1 muaj kamionët e kontejnerëve frigoriferike pasi kalojnë kontrollin e skanimit, mallrat shkarkohen në tokë, në pluhur dhe temperatura të larta dhe rikontrollohen sërish nga njësia e antikondrabandës së Doganave dhe strukturat e Policisë së Shtetit.

 

Operatorët e transportit të mallrave detare ngrenë shqetësimin se për shkak të kryerjes së këtyre kontrolleve pa asnjë standard, shumë kompani importuese nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut po largohen drejt porteve alternative, pasi procedurat e kontrollit po u dëmtojnë mallrat. drejtues të kompanive të transportit të mallrave detare i kanë drejtuar letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Taulant Balla, të Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete dhe ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj për zgjedhjen e menjëhershme të kësaj problematike që po i çon drejt falimentimit kompanitë të cilat operojnë prej 30 vitesh në këtë sektor.

Ekspertë njohës të tregut të transportit të mallrave detarë rekomandojnë si zgjidhje për këto biznese mundësimin e një magazine të mbyllur frigoriferike me standarde higjeno-sanitare, ku mund të shkarkoheshin për kontroll mallrat nga kontejnerët frigoriferikë. Sipas tyre kjo zgjidhje nuk do të shtonte kostot e buxhetit të shtetit, pasi tarifa do të vijojë të paguhet nga bizneset, siç veprohet aktualisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB