Më shumë

Rriten temperaturat, si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Temperaturat maksimale pritet që të arrijnë deri në 21 gradë Celsius

E.K
Rriten temperaturat, si do të jetë moti gjatë ditës së
Moti sot

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Parashikohet mot me vranësira mesatare e të dendura si dhe alterime kthjellimesh pas orëve të pasdites. Vranësirat në orët e para të ditës do të pasohen me reshje të dobta shiu në pjesë veriperëndimore të territorit, pas orëve të mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve.

Era pritet të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era arrin shpejtësi deri 10-12m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore -1 deri 17°C

-në zonat e ulëta -3 deri 21°C

-në zonat bregdetare 0 deri 21°C

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB