
GREQI- Zbulimet e reja në lidhje me aksidentin fatal ku humbi jetën 19-vjeçari shqiptar Antonio Daja, në të cilin përfshihej këngëtari grek Yiannis Xanthopoulos, kanë nxjerrë në dritë edhe drejtuesin e mjetit të tretë të kërkuar nga autoritetet. Shoferi që theu tabelën 'STOP' është identifikuar, raporton Newsbomb.gr.
Më konkretisht ai u pa në një kamera sigurie duke u larguar me automjetin e tij nga STOP në momentin që këngëtari po kalonte aty. Më pas, Yannis Xanthopoulos ka bërë një manovër për ta shmangur dhe pa pasur kohë të reagojë, ka hyrë në drejtimin e kundërt ku është përplasur me automjetin e dy të rinjve, nga i cili humbi jetën 19-vjeçari.
Në videon e siguruar tregohen sekondat para aksidentit fatal të ndodhur në orët e para të së martës së 12 marsit. Në të, fillimisht shfaqet automjeti i këngëtarit pak para përplasjes fatale duke zbritur në Avenue Dekelia, kur një automjet nga rruga Plethonos shkel tabelën STOP-in dhe hyn në rrugën e Yiannis Xanthopoulos. Disa sekonda më vonë dëgjohet zhurma e tmerrshme e përplasjes me automjetin e dy të rinjve që po ngjiteshin në rrugën e Dekelias.
Makina ku udhëtonte 19-vjeçari shqiptar ishte bërë ‘copash” në pjesën e përparme të saj për shkak të goditjes së fortë. Ndërkohë këngëtari grek nuk mori lëndime serioze. Ky i fundit dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë dhe ka bërë një parakalim të gabuar. I riu për dy muaj do të mbushte 20 vjeç. Familja e shqiptarit është me origjinë nga Vau i Dejës./ZËRI