Aktualitet

Vrau shqiptarin, këngëtari grek s'e provon burgun, direkt nga spitali në shtëpi. E ëma: Është në shok

Drejtuesi tjetër i mjetit, 19-vjeçari me iniciale I.X., ndodhet ende në spital, edhe pse jashtë rrezikut për jetën.

k.m.
Vrau shqiptarin, këngëtari grek s'e provon burgun, direkt nga
Yannis Xanthopoulos

GREQI- Lirohet nga burgu këngëtari grek Giannis Xanthopoulos që vrau 20-vjeçarin shqiptar, Antonio Daja. Yannis Xanthopoulos pas aksidentit rrugor ishte dërguar në spital, nga i cili ka dalë mëngjesin e sotëm për t'u kthyer në shtëpi me familjen e tij. Sipas mediave greke, këngëtari ndodhet në një situatë të vështirë, pasi ende nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur, ndërsa drejtuesi tjetër i mjetit, 19-vjeçari me iniciale I.X., ndodhet ende në spital, edhe pse jashtë rrezikut për jetën.

Më herët, nëna e këngëtarit, Eleni foli për kamerën e emisionit “Pame Danae”, ku edhe zbuloi se Yiannis Xanthopoulos ishte ende në gjendje shoku pas aksidentit, ndaj edhe po ndiqej me një psikolog.

"S'mund te flas. Faleminderit Zotit është në spital. Ata nuk e dinë se si ndodhi. Edhe djali tjetër është gjallë. Im bir foli edhe me psikologen. Si mund të jetë...? Nuk është e lehtë kjo që po kalon. Jam i lumtur për djalin tim që është gjallë, por jam i trishtuar edhe për të tjerët,”- tha nëna e Yannis Xanthopoulos, pak para se i biri të dilte nga spitali.

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi, mëngjesin e ditës së djeshme, pasi mjeti me të cilin udhëtonte është përplasur kokë më kokë me makinën e drejtuar nga këngëtari grek Janis Ksanthopoulos, 24 vjeç. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Dekelias” në Menidi, ku fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, devijoi nga rruga duke u futur në korsinë e kundërt dhe u përplas ‘kokë më kokë’ me një automjet tjetër, në të cilën po udhëtonte shqiptari dhe miku i tij, vetëm 19 vjeç./ZËRI

Poll

MOS HUMB