Aktualitet

Vranë Grei Bihucin, autorët dërgohen në burgje të ndryshme, avokati: Nuk ishte vendim i duhur

17-vjeçari Klajdi Muka do të dërgohet në burgun e Kavajës për të mitur, ndërsa Florian Muka në burgun e Fierit.

E.K
Vranë Grei Bihucin, autorët dërgohen në burgje të
Grei Bihuci

FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg këtë të enjte dy kushërinjtë Florian dhe Klajdi Muka, të cilët akuzohen për vrasjen e Grei Bihucit në Fier. Ata do të dërgohen në burgje të ndryshme. 17-vjeçari Klajdi Muka do të dërgohet në burgun e Kavajës për të mitur, ndërsa Florian Muka në burgun e Fierit.

Pas vendimit të Gjykatës ka reaguar dhe avokati i njërit prej të akuzuarve, konkretisht Klajdi Mukës. Në një deklaratë për mediat Ervis Goxhaj, ka pohuar se Klajdi Muka nuk është aktiv në ngjarje dhe është larguar sapo ka filluar konflikti. Çështja për të do të kalojë në Apel dhe do të kërkohet të lihet në mbikqyrje nga prindërit.

Ervis Goxhaj: Masa e sigurisë u dha sot për të dy edhe për shtetasin F.M edhe për të miturin që unë mbrojtja ishin për të dy me masë “arrest me burg”. Organi i akuzës për të miturin që unë mbrojta nuk solli asnjë provë. Dukshëm dhe nga vendi i ngjarjes dhe dinamika është vërtetuar që personi F.M e ka kryer veprën penale me thikë dhe në momentin që u largua iu gjet dhe thika. Ndërsa të miturin që unë mbrojta në konflikt me ligjin, nuk është aktiv në ngjarje, përkundrazi, sa ka filluar konflikti është larguar me vrap. Nga ana e prokurorisë është pretenduar sikur i mituri ka goditur një nga personat me përforcues grushti, por në të vërtetë, nga deklarimet që dha atentatori F.M me këtë mjetin përforcues ishte goditur ai në kokë. Nuk korrespondon vendi, dinamika me deklarimet e prokurorit. Mendoj se vendimi i gjykatës nuk ishte i duhuri, po flasim për një person që është 16 vjeç në shkollë, pra është në proces edukimi dhe në kodin e të miturve të gjitha dispozitat e përjashtojnë në mënyrë të dukshme, kur nuk ka prova bindëse dhe dyshime bindëse për kryerjen e veprës penale./ZËRI

Poll

MOS HUMB