Aktualitet

A rrezikon Shqipëria nga tërmeti në Malin e Zi? Sizmiologu: Pa panik, sa ballë u ndje në Tiranë

Sizmiologu Ormeni tha se Shqipëria nuk rrezikon nga tërmeti me epiqendër në Malin e Zi

E.K
A rrezikon Shqipëria nga tërmeti në Malin e Zi? Sizmiologu: Pa
Rrapo Ormeni

TIRANË- Shqiptarët nuk duhet të kenë panik, pas tërmetit të orëve të para të mëngjesit të sotëm, me epiqendër në Malin e Zi.

Sizmiologu Rrapo Ormëni, në një intervistë për Top Channel, tha se vendi ynë nuk rrezikohet nga tërmeti që u ndje në Malin e Zi. Sipas tij tërmeti 5.6 ballë i shkallës Rihter në Shqipëri është ndjerë shumë më pak.

Ormeni tha se lëkundjet u ndjenë 3-4 ballë në qytetet e veriut të vendit dhe Tiranë.

“Nuk ka vend për panik, është ndjerë 3 deri 4 ballë në Shkodër dhe Tiranë, me këtë intensitet vetëm ndjehen dhe nuk ka vend për panik, i quajmë tërmete mesatare, është ndjerë fuqishëm sidomos në Mal të Zi, tërmete ka pasur 7 deri 8 ballë, janë të frikshëm, për arsye të cilësisë shkaktojnë dëme. Ky tërmet është shoqëruar me pasgoditje, mbi 35 pasgoditje, 2 deri 4 të shkallës rihter, energjia kryesore çlirohet, 20% e energjisë ngelet pa u çliruar, do të kemi çlirim që të shuhet plotësisht. Tërmeti është vetëm i ndjeshëm, tërmetet e tillë nuk janë të frikshëm edhe në vendet që bien, është karakteristikë, në 2022 ra një tërmet në Bosnje 20 prill 5.7 të shkallës rihter”, tha Ormëni.

Lëkundjet e tërmetit, përvecc Malit të Zi ku ishte epiqendra, u ndjenë dhe në Bosnje Hercegovinë, Shqipëri dhe në Kosovë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB