
TIRANË- Një tërmet i fuqishëm, me epiqendër në Malin e Zi tronditi Ballkanin në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Lëkundjet u ndjenë dhe në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje Hercevoginë, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
Tërmeti me mangnitudë 5.4 ndodhur në orën 4:06 minuta, është pasuar nga 30 tërmete të mëvonshme nga 3.5 në 1.1.5 ballë. Lëkundjet u më së shumti në qytetin e Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës. Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji (ZHMS) ne Malin e Zi, përmes një konference për mediat në orën 08:30 ka bërë të ditur detaje nga lëkundjet e tërmetit në këtë shtet.
Shefja e Departamentit për Analizë dhe Përpunim të të Dhënave Sizmologjike, Milena Tomanoviç, tha se tërmeti me magnitudë 5.4 ballë u pasua me 30 tërmete të mëvonshme nga 3.5 në 1.1.5 ballë. Tomnanoviç tha se nuk ka raportime nga terreni nëse ka pasur dëme të mëdha materiale.
“Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka tronditur territorin e Malit të Zi në orën 04:06 minuta. ZHMS bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ishte pesë kilometra nga qyteti i Çaragjesë në komunën e Nikshiqit. Pika qendrore ishte në një thellësi prej 14 kilometrash. Instituti bën me dije se tërmeti mund të ketë shkaktuar disa dëme materiale në zonën epiqendrore”, thanë autoritetet vendase.
Tomanoviç tha se tërmeti ka ndodhur në zonën kufitare të Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës./ZËRI