Aktualitet

U ekstradua nga Dubai? Bruno Çobo: Erdha me këmbët e mia në Shqipëri

Bruno Çobo ka deklaruar se nuk është shoqëruar nga asnjë autoritet policor në Dubai, ndërsa në Rinas i është kërkuar që të futet sërish në avion, me gjasë për t’i bërë video

E.K
U ekstradua nga Dubai? Bruno Çobo: Erdha me këmbët e mia
Bruno Cobo

TIRANË- Bruno Çobo, i cili u përfol si i ekstraduari i nparë nga Dubai drejt Shqipërisë, këmbëngul se ka ardhur me këmbët e tij në atdhe, dhe se nuk ka qenë i shoqëruar nga asnjë autoritet policor. Në dëshminë e tij dhënë para hetuesve shqiptarë, Çobo i ka qëndruar versionit, se ai ka ardhur me vullnet të lirë drejt Shqipërisë, për t’u përballur me akuzat e mashtrimit që ka ngritur SPAK ndaj tij.

“Erdha me këmbët e mia në Shqipëri. Nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait. Erdha në Rinas dhe në pikën e kalimit, iu komunikova se kush jam dhe cili ishte qëllimi i ardhjes time. U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan. Madje më ngjitën në avion edhe njëherë”, ka thënë Çobo.

Gjatë ditës së djeshme, mbërritja e tij u tha se ishte në sajë të një marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Por vetë Çobo, edhe përmes dokumenteve ka provuar të kundërtën, se vetë ai kishte kërkuar që të vinte në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë. Mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe nuk ka ende në fuqi një marrëveshje ekstradimi, për sjelljen para drejtësisë të personave të shumëkërkuar.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB